Doçi, Ylli H. (2018) From Harmony to Tolerance. Understanding the Nature and Meaning of the Albanian Environment of Inter-religious Interactions 27 Years after Communism. The Case of Malbardh. Doctoral thesis, European University of Tirana.
Full text not available from this repository.Abstract
Albanian inter-religious peaceful dynamics at a time of heightened interreligious strife and violence is bound to catch the attention of the world, and it deserves careful examination because it might hold some promise for the future of inter-religious interactions in this religiously pluralistic world we live in. Albanian religions are not some obscure local religions that may be difficult to understand but traditional versions of the world religions such as Christianity and Islam. This situation where Islam and Christianity have coexisted in the midst of one people group for centuries, without noticeable strife, defies the common experience of most people in the world where such religions are typically associated with separate people groups or ethnicities or nations usually at odds with each other. In this study, we will offer a sketch of the historical context of this reality in Albania but will focus mostly on the current state of the inter-religious interactions between Albanians of the different religions in order to understand from within the nature and meaning of such an environment. The prominent example of the inter-religious dynamics in one village of Albania, Malbardh, which was publicized widely in 2014 as a good example of the surprising Albanian inter-religious harmony, will be the point of departure for this study. In order to understand this example in a broader Albanian context, capturing the current trends and dynamics that are present, this study will alsoprobe the influential inter-religious environment in the nearby University of Shkodra through a survey and semi-structured interviews of converts. Instead of analyzing the situation through the opinions of other observers, this study seeks to delve through participant observationand field work into the Albanian environment of inter-religious interactions first hand and bring in with as much detail as possible the voice of those engaged in it. The anthropological angle of this study will serve well to understand the nature and meaning of the environment of inter-religious interactions in Albania.The methodological research strategy of ethnography ensures that the perceptions of participants will be presented faithfully and at the end, support the conclusions warranted by the research. The objective of this study includes understanding the dynamics of the interreligious environment of the village of Malbardh in relation to the building of the Catholic church of Shen Mehill in the village with the participation of the predominantly Muslim population there through participant observation, a focus group and interviews with religious converts from the village. There are many who like to wax eloquently about the Albanian inter-religious harmony, but here we need to have reliable research and reasoned conclusions reflecting a good understanding of religion and social dynamics in Albania. This study seeks to provide the transparent exploration and analysis of the Albanian environment of inter-religious interactions that would give confidence to anyone defining such an environment as harmonious in one sense and not yet tolerant in another sense. Defining well the goals of the research and the operational principles used to gauge the makeup of the reality on the ground is one of the advantages in this study which builds on the philosophical contributions in the area of tolerance as well as the appreciation for theological depth of the two major religions involved in this environment. The reasoned and nuanced conclusion of this study is that the nature of the Albanian environment of inter-religious interactions can be best defined as harmony between people of different religions, but the meaning of this will need to be specified as social harmony without sufficient theological awareness and thus without a robust interreligious tolerance. Such a conclusion is not to be seen as an indictment but as clarifying an opportunity to build toward harmony with established inter-religious tolerance. The conclusion of this study is that Albania has the best chance to continue toward such robust tolerance at the level of theologically informed tolerant interreligious interactions building upon the cultural and social harmony while living with religious others in the shared common space.
Item Type: | Thesis (Doctoral) |
---|---|
Additional Information: | Abstract in Albanian Në një kohë përplasjesh dhe dhune ndërfetare, dinamika e harmonisë ndërfetare shqiptare patjetër që do të kapë vëmendjen e botës dhe meriton një shqyrtim të kujdesshëm, meqenëse është premtuese për kontribut në këtë botë pluraliste të intensifikimit të marrëdhënieve ndërfetare. Fetë Shqiptare nuk janë ca fe të panjohura lokale që mund të jetë vështirë të kuptohen gjerësisht, por janë versione tradicionale të feve botërore si Krishterimi dhe Islami. Kjo situatë, ku Islami dhe Krishterimi kanë jetuar së bashku në mesin e një populli për shumë shekuj pa ndonjë shfaqje dhune për t'u shënuar, sfidon përvojën e shumicës së popujve që zakonisht gjenden me grupime fetare në pozita kundërshtuese. Në këtë studim ne do të skicojme kontekstin historik të këtij realiteti shqiptar, por do të fokusohemi kryesisht në situatën e tanishme të marrëdhënieve ndërfetare midis shqiptarëve të feve të ndryshme, me qëllim që të kuptojmë nga brenda natyrën dhe kuptimin e këtij mjedisi shoqëror. Shembulli i evidentuar mediatikisht i dinamikës ndërfetare në një fshat të Shqipërisë, Malbardh, që u publikua gjerësisht në vitin 2014 si një shembull i mirë i harmonisë befasuese ndërfetare shqiptare, është pika e nisjes së këtij studimi. Me qëllim që ky shembull të vendoset në kontekstin më të gjerë shqiptar, duke eksploruar rrymat e tanishme dhe dinamikat e pranishme, ky studim do të shqyrtojë edhe mjedisin ndërfetar influencues në hapësirën fqinje të Milotit dhe të Universitetit të Shkodrës përmes një ankete si edhe përmes intervistave gjysmë të strukturuara me persona të konvertuar fetarisht. Në vend të analizës së situatës përmes opinioneve të vëzhguesve të jashtëm, ky studim synon të zhytet direkt përmes vëzhgimit me pjesëmarrje në mjedisin e ndërveprimeve ndërfetare, duke nxjerrë, me aq nuanca sa është e mundur, zërin e atyre që janë të përfshirë në këtë mjedis. Këndvështrimi antropologjik i këtij studimi do të shërbejë mirë për të kuptuar natyrën dhe kuptimin e mjedisit të marrëdhënieve ndërfetare në Shqipëri, prandaj intervistat dhe hulumtimi në terren përmes vëzhgimit me pjesëmarrje, përbëjnë kryesisht metodologjinë e përdorur, duke rezultuar në një etnografi që prezanton besnikërisht gjetjet dhe ofron në fund konkluzionet e mbështetura mirë nga hulumtimi shkencor transparent. Objektivat e këtij studimi përfshijnë kuptimin e dinamikës së ambientit ndërfetar të fshatit Malbardh në lidhje me ndërtimin e kishës katolike të Shën Mëhillit me pjesëmarrjen e shumicës myslimane të fshatit. Ky hulumtim do të kryhet përmes vëzhgimit me pjesëmarrje, fokus grupit dhe intervistave me individë nga fshati që janë konvertuar në një fe tjetër. Të shumtë janë ata që lakojnë madhështinë e harmonisë ndërfetare shqiptare, por ne kemi nevojë për një argumentim të besueshëm dhe konkluzione të arsyetuara që reflektojnë një kuptim të mirë të fesë dhe të dinamikave sociale në Shqipëri. Ky studim synon të sigurojë pikërisht këtë, përmes një eksplorimi transparent dhe analize rigoroze të mjedisit shqiptar të marrëdhënieve ndërfetare që do t’i jepte siguri të argumentuar atij që e deklaron me të drejtë harmonik mjedisin shqiptar ndërfetar, por, në një kuptim të rëndësishëm, rezervon gjithashtu të drejtën e argumentuar për të mos e konsideruar akoma si një mjedis fetarisht tolerant. Duke përkufizuar mirë qëllimet e këtij studimi dhe kriteret e punës kërkimore për të nxjerrë domethënien e realitetit në terren, është një nga avantazhet e këtij studimi që mbështetet në kontributin e filozofisë në fushën e studimit të tolerancës, ashtu si edhe në thellësinë e kuptimit teologjik të feve të prezantuara në këtë mjedis shqiptar. Argumenti i nuancuar i këtij studimi është që natyra e mjedisit shqiptar të marrëdhënieve ndërfetare përkufizohet më së miri si harmoni midis njerëzve të feve të ndryshme, por me një kuptim që duhet specifikuar si harmoni shoqërore pa thellësi teologjike dhe kështu pa arritur në tolerancë ndërfetare. Një konkluzion i tillë nuk duhet parë si një akuze apo kritikë, por si një kontribut qartësues për mundësinë e gëzueshme të ndërtimit të tolerancës ndërfetare si një forcim të harmonisë ekzistuese. Konkluzioni i këtij studimi është që Shqipëria ka mundësinë më të mirë për të vazhduar ecjen drejt zhvillimit të kësaj tolerance të vërtetë ndërfetare në nivelin e njerëzve të mirinformuar teologjikisht, që ndërveprojnë në përputhje me kulturën dhe harmoninë shoqërore ndërfetare shqiptare. |
Uncontrolled Keywords: | Religious conversion; Religion in Post-Communist context; Antropological studies; Conversion Research |
Subjects: | B Mission theology/theory > Conversion B Mission theology/theory > Contextualization/Inculturation F Interreligious Dialogue and Witness > Islam > Christian-Muslim Dialogue G Christian traditions/Denominations > Evangelical |
Divisions: | Balkan countries > Albania |
Depositing User: | Users 1 not found. |
Date Deposited: | 21 Nov 2019 18:32 |
Last Modified: | 21 Nov 2019 18:32 |
URI: | https://ceeamsprints.osims.org/id/eprint/1704 |
Actions (login required)
View Item |